Vëllai ther me thikë vëllanë në rrethinë të Gostivarit

 

Zënka mes dy vëllezërve nga fshati Çegran i Gostivarit për pak do të përfundonte tragjikisht, pasi njëri ka nxjerrë thikë dhe e ka shpuar vëllain në bark.

 

Sipas SPB Tetovë, dje pasdite rreth orës 18:30 minuta, në spitalin e Gostivarit është sjellë B.A(57) nga Çegrani me plagë në anën e djathtë të barkut. I dyshuar se plagën me thikë ja ka shkaktuar vëllai i tij 63 vjeçar I.A , me të cilin gjysëm ore para kësaj, fillimisht verbalisht kanë debatuar, ndërsa pastaj edhe fizikisht janë zënë në një fushë në afërsi, për të cilën kanë zhvilluar procedurë gjyqësore, njofton AIM.

“Zënka ka filluar pasi vëllai më i ri me automjetin e tij ka arritur në fushën, ku e ka parë vëllain më të moshuar i cili ka punuar te gardhi. Shkurt kanë debatuar, janë rrahur, ndërsa I.A i cili për një moment është rrëzuar në tokë, ka nxjerrë thikë dhe e ka shpuar në bark”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Prokurori Publik dhe ekipe të Stacionit Policor Gostivar kanë kryer ekspertizë të plotë, i dyshuari është privuar nga liria, është mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar dhe pas zbardhjes së plotë të të gjitha hollësive do të ballafaqohet me parashtresë adekuate.