Vëllezërit jane rrahur në mes vete në ditën e pavarësisë

Dy vëllezër të komunitetit egjiptas, pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete në Gjakovë.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në Gjakovë, është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj dy viktimave femra. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.