Vendimi i Angelina Jolie do t’jua thyejë zemrat: Urrej të jem vetëm

Angelina Jolie dhe Brad Pitt edhe më tej planifikojnë të divorcohen.

Edhe pse ishin takuar kohëve të fundit dhe dukej se do të pendoheshin, Brad Pitt dhe Angelina Jolie megjithatë nuk planifikojnë që të pajtohen.

Mediat botërore kohë më parë takimin e tyre emocionues, e vlerësuan si vendim që t’i japin edhe një shans dashurisë, por Angelina nuk heq dorë nga vendimi që të ndahen, transmeton KosovaPress.

“Nuk është lehtë të jesh e vetmuar, absolutisht nuk kënaqem me këtë, e urrej këtë, por është diçka që vetë e kam zgjedhur”, ka thënë ajo.

Edhe pse e nuk e ka të lehtë të jetë e vetmuar, Jolie ka demantuar pohimet se ka ndërprerë procesin e divorcit me Brad Pitt.