Venecia i largon shitoret me qebap

Qyteti i bukur i Venedikut i ka ndaluar shitoret ku shitet qebapi.

Për shkak të trashëgimisë së qytetit, për shkak të romantikës që ky qytet e ka, zyrtarët e qytetit kanë vendosur që qebapi të largohet e ndalohet.

Të gjitha shitoret e kiosqet tjera, restaurantet po ashtu, të cilat shesin ushqim të shpejtë – Fast Food, nuk do të mund ta ushtrojnë këtë veprimtari.

Njëjtë do të ndodhë edhe me pizzan, e cila nuk do të shitet në copa të vogla. Akullorja do të vazhdojë të shitet lirshëm.

Zyrtarët e qytetit thonë se dëshirojnë që qyteti të bëhet më i jetueshëm por edhe më i lehtë për turistët, ndërsa nuk do të ketë tatim për të hyrë në sheshet kryesore të qytetit.