Vërehet një UFO në formë pjate

Burrë e grua kanë dëshmuar ta kenë parë një fluturake të madhe të rrumbullakët duke fluturuar mbi plazhin e Skocisë, të premten në mëngjes.

Carole Coull dhe burri i saj së pari e vërejtën objektin misterioz nga shtëpia e tyre rreth orës 10 të paradites, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Pa dyshim mund të themi se nuk bëhej fjalë për avion, helikopter, apo balon, prandaj, çka tjetër mund të ishte ai”?, thotë gruaja. “Sikur ta kisha parë vetëm unë, atëherë burri me gjasë do të më thoshte se kam luajtur mendsh, por edhe ai e pa atë UFO”.

Carole kishte rrëmbyer kamerën për të bërë incizime, apo foto, por për çudi, ajo nuk kishte punuar ato momente edhe pse kurrë më parë nuk kishte pasur probleme.

Kjo me të vërtetë ishte e çuditshme.