Veseli vlerësohet lartë për asistimin ndaj Udineses

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ka filluar dal ngadalë të marrë formën e duhur.

Pas një fillimi të vështirë te Empoli, Veseli tani po luan rregullisht në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai ishte deçiziv në fitoren e skuadrës së tij 1-0 përballë Udineses.

Ish-anëtari i Luganos, u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të për të asistuar tek goli i vetëm që u shënua në fund të ndeshjes.

Portali i njohur italian ‘Tuttomercatoweb’ i ka dhënë ndër notat më të mëdha shqiptarit (6,5), duke e vlerësuar lartë për paraqitjen e tij.