Vetëm 30 sekonda për t’u dukur 10 vjet më e re

Vetëm 30 sekonda për t'u dukur 10 vjet më e re

Po qe se dëshironi që lëkura e juaj të duket e re dhe e freskët, atëherë duhet ta dini për ritualet e caktuara, të cilat duhet t’i bëni pjesë të rutinës së juaj. Shumica e grave kujdesen për lëkurën e tyre, por ekzistojnë shumë gjëra që mbase nuk i keni ditur dhe që mund t’ju hyjnë në punë, që të dukeni më e re se kur më parë.

Këto janë disa prej këshillave dhe truqeve:

Gjëja më e keqe që mund të bëni për lëkurën e juaj është që të fleni pa e pastruar fytyrën nga shminkat. Mos e bëni këtë kurrë!

Kurrë mos i shtrydhni aknet, ashtu vetëm sa do ta përkeqësoni gjendjen.

Pasi që ta pastroni fytyrën, bëni një masazhë të butë, me maje të gishtave. Kjo do ta përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do t’i aktivizojë muskujt e fytyrës, duke e shmangur paraqitjen e rrudhave.

Kur keni akne, kubëzat e akullit mund t’ju ndihmojnë.

Kremat e juaj mund t’i mbani në frigorifer.

Ndërroni mënyrën e juaj të të ushqyerit, hani ushqim të shëndetshëm.

Konsumoni shumë ujë, që të jeni të hidratuar.

Konsumoni ushqim organik.

Vendi më i mirë për të gjetur produkte natyrore për lëkurë është kuzhina. Ekzistojnë shumë produkte që mund t’i përdorni, si vaji i ullirit dhe vaji i kokosit.

Përdorni vetëm produkte natyrore për kujdesin për lëkurë. Kremat që kanë erë, zakonisht përmbajnë kimikate të shumta, që mund të kenë ndikim negative për lëkurën e juaj.