Vetëm 5.8% e kandidatëve për zgjedhjet lokale në Maqedoni janë femra

Maqedonia njihet si shtet që duhet të punojë shumë në përfaqësimin e femrave nëpër listat për zgjedhje.

Numri i femrave edhe në këto zgjedhje është vetëm ilustrues. Këtë e tregon edhe raporti i shërbimit ”Mojot Izbor” nga Instituti për Demokraci Societas Civilis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

245 kandidatë janë meshkuj ndërsa 15 janë femra, nga gjithësejt 260 kandidatë që garojnë për zgjedhjet lokale në 84 komuna dhe për Bashkinë e Shkupit.

Nga 260 kandidatë, 54 janë kandidatë që rikandidojnë për të parin e komunave.