Vetëm PAN-i shkon nesër te presidenti

Presidenti i vendit sot po qëndron në vendlindjen e tij ndërsa për nesër ka ftuar përfaqësuesit e të gjtiha partive politike për ta caktuar datën e seancës konstituive.

“Ju njoftojmë se nesër në orën 10:00, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban takim konsultativ me përfaqësuesit e partive parlamentare për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Por partitë politike si VV dhe koalicioni LAA  kanë deklaruar se nuk do të shkojnë tek presidenti.

Se nuk do të marrin pjesë nesër tek presidenti Thaçi e ka paralajmëruar edhe Lista Serbe.