Veteranët e luftës urojnë besimtarët për Ramazan

 

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë besimtarëve iu uron shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë.

“Dëshirojmë që në këtë muaj, solidariteti dhe mirësia njerëzore të arrijnë kulmin e tyre, duke i bërë të afërt njerëzit  me njëri-tjetrin e për të ndarë gëzimin e besimit në vlerat fetare e njerëzore”, thuhet në njoftim.