Veteranët protestojnë për Demarkacionin, thonë se bjeshkët do t’i mbrojë me gjak

Ata kanë thënë se shenjat në këtë pjesë të vendit janë vendosur para dy ditësh nga Komisioni i ri, njofton Klan Kosova.

“Gjithmonë i kemi mbrojt këto bjeshkë me gjak, e nëse ka nevojë do t’i mbrojmë prapë njëjtë”, ka thënë Gazmend Syla, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Pejës.

“As kryetari dhe as anëtarët e Komisionit asnjëherë nuk e kanë dëshmuar me ndonjë akt se d ojnë vendin e tyre”.

Ata kanë thënë se Komisioni është duke i përsëritur gabimet e Komisioneve të mëhershme dhe se po tentojnë të legjitimojnë gabimet e tyre.