Vetëvendosja nesër voton Shpend Ahmetin

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë njofton se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kanë pranuar vetëm një deklaratë kandidature.

“Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni”, thuhet në komunikatë.

VV njofton se zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – do të mbahen nesër, e diel.

“Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë.