Vetëvendosje i bashkohet LDK-së, ia merr kryeministrin !

Lëvizja Vetëvendosje do t’i bashkohet listës së LDK-së. Këtë e kanë konfirmuar burime të Ekonomia Online brenda LDK-së.

Bëhet e të ditur se edhe pse ka skaduar afati për koalicione parazgjedhore, do të ndodhë vetëm bashkimi në listën e LDK-së.

Burimet e Ekonomia Online bëjnë të ditur se takimi mes dy partive është duke vazhduar dhe për këtë është shtyrë edhe konferenca për media e Lëvizjes Vetëvendosje e thirrur për ora 15:00.Po ashtu mësohet se edhe kryeministri do të jetë nga Vetëvendosje.

Ish- deputeti i VV-së, Rexhep Selimi paradite ka deklaruar se gjitha këto informacione janë thjeshtë spekulime.

Shkrimet se Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në listën zgjedhore për deptuetë bashkë me koalicionin LDK-AKR, i hedh poshtë kategorikisht Rexhep Selimi.Selimi në një deklaratë për KosovaPress ka thënë se shkrimet që sot janë plasuar në disa portale janë spekulime.

“Askush nuk mund ta tërheqë Lëvizjen Vetëvendosje në pazare politike. Sikur të donim të bënim aso kombinacionesh ne do ta kishim bërë qysh moti. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje qëndron në fjalën dhe në rrugën e saj të drejtë. Tashmë rruga jonë drejt fitores është edhe më e kthjelltë. Lëvizja Vetëvendosje tashmë është e vetmja shprese dhe e vetmja zgjidhje”, ka thënë Selimi.

Ndërkohë edhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova i ka thënë Gazetës Blic se një gjë e tillë nuk do të mund të ndodhë, ngase kanë kaluar afatet ligjore për një gjë koalicione parazgjedhore.