Vetura e vjedhur e David Bekam shfrytëzohet nga zyrtarë të lartë në Maqedoni

Zëvendësministri shtesë i Punëve të brendshme, Oliver Andonov, vozitet me xhipin e markës “BMV X5”, veturë zyrtare, ku pothuajse gjatë gjithë mandatit të saj e ka shfrytëzuar ish ministrja e Punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, bën të ditur Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, pikërisht ky automjet u identifikua si xhipi i ish yllit të futbollit, David Beckham, i vjedhur në Spanjë, që pretendohet në vend të jetë kontrabanduar, e pastaj në aksion policor është konfiskuar.

Se Andonov, sërish e përdorë si veturë zyrtare, “xhipin e Jankullovskës” për “Meta” pohuan edhe burime të larta zyrtare nga MPB-ja.

“BMV X5”, me ngjyrë argjendi në të përhimtë dje ishte i parkuar në Muzeun e OBRM-PDUKM-së, ku Andonov ishte njëri nga mysafirët kryesor të promovimit të edicionit “Faqet e zeza të DASh-së”- Histori e cila pret të zbulohet, botimi është i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë.