Veturat zyrtare në Maqedoni, nuk dihet se kush dhe ku i vozit (Foto/Dokument)

Fotografitë me automjete të shtrenjta dhe luksoze nga të cilat dalin zyrtarë të veshur bukur ndoshta deri më tani qytetarët i kanë imagjinuar si një skenë nga ndonjë film, por kohët e fundit ajo është bërë një realitet edhe në këtë rajon. Po të mos ndodhte episodi me xhipin e njohur zyrtar me të cilin ish-Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov “u bë i famshëm” në mënyrë jo të mirë në mediat se ka marrë pjesë në dy aksidente të trafikut, kushedi se kur do të hapej në opinion çështja se çfarë automjetesh kanë ministritë dhe institucionet publike në përgjithësi, kush i nget ato dhe nëse dikush mban përgjegjësi për to?

SCOOP-i ka bërë një hulumtim më të gjerë për automjetet e institucioneve dhe ka zbuluar të dhëna frapante: madje 27 automjete zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk janë gjetur në parkingun zyrtar të ministrisë gjatë regjistrimit të jashtëzakonshme që është bëri më 12 shtator të vitit të kaluar. Nga këto, për tre automjete janë përgjegjës shërbyesit civilë në ministri, por edhe ato nuk mund të gjendeshin fare për të hyrë në listën e automjeteve të regjistruara në shtator të vitit të kaluar. Ndërsa, edhe shtatë automjete të tjera nuk janë kërkuar sepse për to ka pasur vendime se ato u jepen për përdorim institucioneve të tjera publike. Midis tyre është edhe xhipi i markës “Tuareg” me targa regjistruese të Shkupit, i cili gjendej në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme se ka shkaktuar dy aksidente trafiku në natën mes 28 dhe 29 tetor 2016.

REGJISTRIMI I (PA)SUKSESSHËM

Ngjarja me ish-ministrin Dime Spasov ka shkaktuar një interes të madh në mesin e opinionit për dy arsye: së pari që atëherë zëvendësministri po ngiste një makinë zyrtare “jashtë kohës së punës” dhe se xhipi të cilin e ka ngarë, pronare e të cilit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ka qenë i huazuar nga Agjencia e Punësimit, e cila, nga ana tjetër, ia kishte dhënë për përdorim ministrit, e më vonë zëvendës-ministrit Dime Spasov.

Me kërkesën tonë sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, të cilën e kemi dërguar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në dhjetor të vitit 2016, kemi marrë një përgjigje ku përmbahet raporti mbi regjistrimin e kryer të jashtëzakonshëm të automjeteve nga shtatori i vitit 2016. Në të thuhet se gjatë regjistrimit të jashtëzakonshëm në parking janë gjetur vetëm 10 automjete zyrtare, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë qenë aty që të mund të bëhej një inspektim.

“Komisioni më datë 12.09.2016 në mënyrë elektronike ka kërkuar nga Sektori i Çështjeve Financiare listën e automjeteve zyrtare që janë në pronësi të MPPS-së. Në takimin e parë si përgjigje e kërkesës është marrë lista e 17 automjeteve. Sepse lista nuk ishte e plotë, gjegjësisht një pjesë e madhe e automjeteve zyrtare në pronësi MPPS-së nuk gjenden në listë dhe me një listë të tillë nuk mund të kryhet një regjistrim të plotë të automjeteve”, thuhet në përgjigjen me shkrim që e kemi marrë nga ministria. Edhe pse ministrja e atëhershme Frosina Tashevska-Remenski ka kërkuar nga Sektori i Çështjeve Financiare të dërgojnë një listë të plotë të automjeteve zyrtare, gjegjësisht një listë të automjeteve që nuk janë në listën e dërguar paraprakisht dhe është përgjigjur se duhet kohë për të përgatitur të dhënat. Lista përfundimtare i është dhënë disa ditë më vonë.