Via Egnatia e Kanionet e Nivicës, në Samitin Botëror të Turizmit

Në Samitin Botëror të Turizmit të Aventurës në Alaska, Agjencia Kombëtare e Bregdetit paraqiti para kompanive të shumta pjesëmarrëse dy projektet e saja pilotë. Intenerarin e Via Egnatia dhe Intenerarin Turistik të Kanioneve të Nivicës. Të dyja këto intenerare të turizmit të aventurës  u përzgjodhën si pjesë e promovimit të Ballkanit Perëndimor nga organizatorët si dhe nga ekipi i Western Ballkan National Geographic.

Kanionet e Nivicës janë e vetmja pasuri natyrore e turizmit malor në Jug të Shqipërisë. Kushdo që ka udhëtuar qoftë dhe një herë drejt Kurveleshit, ato të shfaqen përballë ndërsa ngjitesh rrugës për në Progonat. Ato janë dhe më mahnitëse kur i shikon nga Nivica. Thellësia e tyre shkon deri në rreth 70 metra dhe mund të përdoren për ushtrimin e sporteve të ujit. Via Egnatia apo Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me të cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të dytë p. e. s një vijë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior.