Victor Valdes shkëput kontratën me Middlesbrough

 

Portieri me përvojë, Victor Valdes, ka ndërprerë me marrëveshje kontratën me ekipin anglez Middlesbrough.

Spanjolli, i cili në radhët e anëtarit të ri të Championship erdhi gjatë verës së kaluar, ka zhvilluar 28 ndeshje.

Ai ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit në Premiership për shkak të lëndimit, transmeton KosovaPress.

Klubi ka shkarkuar edhe portierin e dytë Brad Guzan, i cili karrierën do ta vazhdojë në ligën MLS, në klubin Atlanta United. Valdes, ish dikur portier i Barcelonës dhe Manchester United, tash është i lirë për të zgjedhur ndonjë ekip të ri.