Video +16/ Vdes pronari i klubit, bie nga dritarja pas sherrit me të dashurën

Video +16/ Vdes pronari i klubit, bie nga dritarja pas sherrit me të dashurën

Një biznesmen i njohur rus, bashkëpronar i klubit të natës “Soho” në Moskë, ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.

Një video amatore ka kapur momentin tragjik kur ai varet nga dritarja e apartamentit të tij, por nuk mundi të mbahej dhe të ngjitej sërish në banesë, duke rënë nga pallati dhe duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

‘Daily Mail’ shkruan se dyshohet se ai ka pasur një sherr me të dashurën e tij dhe kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ndodhej jashtë dritares, por ende mbetet për t’u verifikuar. Ndërkohë nga na tjetër e dashura e tij bëri një postim në Facebook ku njoftoi se i kishte vdekur personi më i dashur. Por në këtë postim ajo ka marrë komente të shumta në të cilat akuzohej si shkaktarja e vdekjes së tij.

Mësohet se çifti kishte kohë bashkë dhe kishin planifikuar që këtë vit të martoheshin.