Video/ 5 vjeçari shpëtohet nga rënojat në Alepo

Sulmet ajrore në Alepo, 5-vjeçari shpëtohet nga rrënojat (VIDEO)

 

Fëmijë të gjakosur që vajtojnë mbi një shtrat spitali. Ekipe shpëtimi që nxjerrin një bebe nga rrënojat, të pasigurt nëse ai do të shpëtojë, shkruan CNN. Më poshtë, videot e shpëtimit të një foshnjeje dhe të një 5 -vjeçareje.

Pamjet e fundit nga qyteti lindor Aleppo i mbajtur nga rebelët tregon skena ankthi të tmerrshme që një plan paqeje i përbashkët amerikano-rus supozohej t’i zgjidhte. Në vend të kësaj, ka më shumë dhunë në Siri dhe diplomatët duket se dështuan dhe njëherë. Sulmet ajrore janë më të rënda sesa para armëpushimit, thonë opozitarët.

Aktivistët thanë se fëmijët e plagosur që duken në kamera në qytetin e rrethuar u goditën nga sulmet ajrore kur qeveria siriane njoftoi për një ofensivë të re në zonë.

Një aktivist i opozitës, Mujahed Abu Aljood, tha për CNN të premten se atë ditë janë bërë më shumë se 60 goditje ajrore. Ai tha se më shumë se 50 njerëz, përfshirë fëmijë, ishin bllokuar në rrënojat në zona të ndryshme të Alepos.