VIDEO/ A është ky gjesti më i shëmtuar në histori të futbollit?

Nëse korrektësia në sport ekziston akoma është temë që gjithmonë do të provokojë debat, por me sa duket në Eredivise ka vdekur.

Qendërmbrojtësi i Ajax Joel Veltman e ka demonstruar këtë në ndeshjen e kampionatit midis Sparta Rotterdam duke shfrytëzuar korrektësinë dhe mëshirën e kundërshtarit për të krijuar një mundësi shënimi. Në një videon, që po bën xhiron e botës online, e shkëputur nga ndeshja e së dielës, Veltman merr topin në zotërim në të djathtë dhe në paturpësi bën sikur do të ndalojë lojën pasi shoku i tij i ekipit Bertrand Traore ishte i shtrirë në tokë.

Lojtari i Sparta-s Ivan calero tregohet ‘fair play’ duke ndalur së vrapuari për të parë të dëmtuarin Traore në të njëjtin moment kur Veltman po bënte me shenjë drejt lojtarit – por zv-kapiteni i Ajax vazhdon lojën, duke dribluar Caleron dhe më pas kroson topin brenda zonës. Ajax eventualisht fitoi ndeshjen me rezultatin 2:0, por me siguri që kjo ndeshje nuk do të mbahet mend për asnjë gjë tjetër përveç gjestit të shëmtuar të Veltman.