Video/ Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës. Ja arsyeja…

Një person “i varur” në dritaren e një automjeti ka habitur sot të gjithë udhëtarët. Në fakt ai ishte kameraman, i cili po mundohej të filmonte rendin e makinave që vinin pas.

Por, ai ka rrezikuar jetën e tij, pasi brenda makinës mbahet vetëm më njërën këmbë, ndërsa i gjithë trupi është jashtë automjetit.

Kështu, ai mban në dorë edhe kamerën e rëndë, teksa makina ecën me një shpejtësi relativisht të madhe.

Ndoshta ky kameraman është mësuar që punën e tij ta bëjë në këtë mënyrë, por duhet thënë se çdokush që e ka parë kështu është trembur pasi në çdo çast mund të përballeshin me një aksident.