Video/ Burri gjen dy pitonë gjigantë në kuzhinën e tij

Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë gjeti dy pitonë gjigantë duke luftuar me njëri-tjetrin.

Videoja u filmua nga vetë ai në kuzhinën e shtëpisë së tij, në Dayboro, një provincë rurale e Brisbane.

Duke përshkruar çastin kur ai u gjend në dyluftimin e gjarpërinjve, ai tha: “Të dielën pashë bishtin e një gjarpëri gjigant, në kuzhinën time. Ai u fsheh nën tavolinë dhe u zhduk nga shikimi im.

Kur shkova të shihja ç’po ndodhte, pashë që ishte mbështjellur rreth një gjarpëri tjetër gati për t’u ndeshur”.

“Mendoj se ata po ziheshin për një piton femër”,- shtoi ai./tvklan.al/