Video e dhimbshme+18/ E mbuluar nga gjaku vajza siriane kërkon dëshpërimisht babain e saj

Ndërkohë që vazhdojnë bombardimet e Rusisë në disa qytete të Sirisë, grupet e shpëtimit “Helmetat e Bardha” vazhdojnë dita ditës të nxjerrin nga rrënojat e banesave fëmijë të pafajshëm.

Një rast tjetër që duket se po prek botën është ky i vajzës siriane, të mbuluar me gjak në fytyrë e cila kërkon dëshpërimisht babain e saj.

Aya u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte marrë disa dëmtime nga bombat e hedhura. Sipas mediave lokale, fatmirësisht, vajza e vogël pasi mori mjekimin e duhur u ribashkuar me të atin e saj.