Video/ E pazakontë, e dënuara për vrasje konkuron në “The Voice of Albania”

Një aplikim jo i zakonshëm është bërë këtë sezon në spektaklin e The Voice of Albania, ku një ish e dënuar për vrasje ka qenë konkurente.

Ajo është Fatbardha Gjoni nga fshati Baz i Burrelit e cila tre vjet më parë vrau me 20 plumba një 36 vjeçar.

Fatbardha kishte dërguar të dhënat e saj që nga burgu i grave në Tiranë, ku edhe u bë audicioni i saj i parë.

Më pas ajo u fut në audicionet e fshehura të The Voice.

30 vjeçarja këndoi mbrëmjen e djeshme para publikut por asnjëri nga anëtarët e jurisë nuk u kthye për ta bërë pjesë të skuadrës.