Video e re: Deputetët e VMRO-së hapën dyert e Parlamentit për kriminelët maqedonas (VIDEO)

Është shfaqur një video e re nga televizioni Telma, e cila ka arritur të merr pamje nga kamerat e sigurisë në natën e përgjakshme të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë.

Në video shihet se si deputetët e VMRO-DPMNE hapin dyert për huliganët dhe kriminelët maqedonas,raporton antpress.mk

Në video shihen deputetët Vasilevski dhe Mukoski të cilët pasi i hapin dyert i udhëzojnë banditët se nga cila anë duhet të shkojnë tek qendra e konferencës për shtyp ku ishin edhe deputetët e LSDM-së, BDI dhe Aleancës për shqiptarët./Antpress