Video e rrallë e vitit 1904: Ky dikur ishte Sanxhaku shqiptar

Dikur Sanxhaku ka qenë pjesë e vilajetit te Kosovës, që së bashku me vilajetin e Janinës, Manastirit dhe Shkodrës përbënin Shqipërinë etnike.

Në 1912, kjo zonë u pushtua përfundimisht nga Serbia dhe Mali i Zi.

Shqiptarët nën dhunën dhe masakrat e vazhdueshme u detyruan të shpërngulën në masë, duke u vendosur në Turqi, por edhe në Siri e Jordani, transmeton Telegrafi.

Një pjesë tjetër e banorëve u asimiluan në boshnjakë. Shumë shqiptarë ende flasin shqip, por me frikë.

Ndërsa, shumë boshnjakë pranojnë origjinën e tyre shqiptare, përfshirë edhe myftiun Muamer Zukorliq që ka pranuar se nënën e ka nga fisi i shkrelëve e babën nga Gucia.

Por, pos origjinës ai nuk e ndjen veten shqiptar, ndaj në një intervistë për TCH thënë se “ne boshnjakët nuk kemi dashur të asimilojnë askënd dhe nëse kjo ka ndodhur është bërë prej presionit të tjetërkujt”.

Më poshtë, e keni videon e rrallë, të realizuar në vitin 1904 nga Tregu i Ri (Novi Pazari), qendra e rajonit të Sanxhakut.

Aty kudo shihen shqiptarët në veshje popullore, por edhe ushtarët turq.