VIDEO/ Incidenti, këngëtari i njohur rrëzohet në skenë

Një e papritur ka ndodhur për liderin e grupit Metallica, James Hetfield.

Ndërsa performonte në Holandë legjenda 54-vjeçar nuk e vuri re që skena po hapej dhe u rrëzua me fytyrë. Për fat të mirë kitaristi doli nga pjesa e skenës së hapur, ku u rrëzua pa u dëmtuar dhe filloi koncertin.

Nuk është hera e parë që ylli i Nothing Else Matters është lënduar në skenë. Në vitin 1992 gjatë turneut me grupin e Guns n’Roses, Hetfield u dogj kur u afrua shumë me fishekzjarrët.