VIDEO – Ja si vidhen bankomatet

Një video e publikuar sot nga policia italiane tregon një grup personash që vjedhin një bankomat.

Anëtarët e bandës, 11 persona, kanë dalë sot para gjykatës së Tranit, ku janë njohur me masën e sigurisë: Arrest me burg.

Ata e kishin bazën në Andria dhe godisnin kryesisht në: Barletta, Andria, Trani, por edhe në Bari e Matera.