VIDEO/ Kombëtarja spanjolle mbërrin në Shqipëri, niset drejt Shkodrës për sfidën e së dielës

Kombëtarja e Spanjës ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri në kuadër të ndeshjes së të dielës kundër përfaqësueses sonë.
“La Roja” preku tokën shqiptare rreth orës 20:45, e menjëherë më pas u nis me autobus drejt Shkodrës, ku të dielën do të përballet me kuqezinjtë në “Loro Boriçi”.
“Jemi në tokë! Sapo mbërritëm në Shqipëri. Tani do të nisemi me autobus drejt hotelit në Shkodër”, shkruan Federata Spanjolle e Futbollit në profilin e vet në “Twitter”.