VIDEO/ Kush është djali nga Tetova që bëri bujë me ‘Llom, Llom’?

Rreth 3 javë më parë, Faton Islami publikoi në You Tube këngën e tij parodi të titulluar “Llom Llom”, një version humoristik i këngës hit të Era Istrefit, “Bon Bon”.

19-vjeçari nga Tetova, studion për “Arte vizuale dhe Media”. Ai ka rrëfyer në emisionin “Express Rozë”, se ideja për realizimin e këngës “Llom,Llom” erdhi nga mungesa e parodisë në artin shqiptarë.

“E kam pa që mungon parodia në artin shqiptar dhe kam menduar se nëse e bëj unë mund ta bëj mirë. Fakti pse kam zgjedh këngën e Era Istrefit dihet, për shkak se ajo u kthye në një himn për të gjithë shqiptarët,” është shprehur ai.

Projekti ‘Llom, Llom” u prit mjaft mirë, dhe Fatoni tashmë po shijon suksesin e tij.