Video/ Ky është sistemi i ri i zinxhirëve për dimër

‘Rotogrip’ i mban të sigurt shoferët, pasi nuk kanë nevojë që të dalin jashtë makinës për t’i vënë zinxhirët, por vetëm me një buton mund ta aktivizojnë atë.

‘Rotogrip’ është një sistem automatik i zinxhirëve të borës, i cili punon në shpejtësi të vogël, para dhe pas.

Ato vendosen afër rrotave dhe rrotullohen me rrotat, duke hapur zinxhirët para gomave, e që rrit ngjitjen në rrugë të veturave e kamionëve për 45 për qind.

Rotogrip, i cili është i dizajnuar që të përshtatet për shumë makina aktivizohet me një shtypje të butonit.