VIDEO/ Momente të frikshme, ja si nisën të shtënat me armë në Las Vegas

Policia e Las Vegasit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se është duke iu përgjigjur raporteve për breshëri të shtënash pranë kazinos se famshme ‘Mandalay Bay’

Në mediat sociale janë shfaqur video të shumta të njerëzve që vrapojnë te tmerruar nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve ka shumë të plagosur dhe viktima,  dhe shumë janë të bllokuar në kazino dhe hotel.

Të tjerë janë parë që vrapojnë me të shpejtë që ti shpëtojnë plumbave,  shkruan SYRI.net.

Dyshohet se mund të jetë më shumë se një person që është duke qëlluar me armë.

Një nga dëshmitarët ka postuar një video në Twitter , ku tregon pikërisht momentin kur shpërthyen të shtënat, gjatë një koncerti pranë kazinosë.

Të shtëna të shumta të fillojë të dëgjohen papritur në sfond,ndërkohë që shumica e njerëzve vrapojnë të tmerruar.