Video: Momenti kur vritet gjykatësi që hetonte El Chapo-n

KUJDES: PAMJE TE RENDA

Ky është momenti kur ekzekutohet një gjykatës, që po hetonte disa prej trafikantëve të drogës më të rrezikshëm në planet.

Vicente Antonio Bermudez Zacarias po bënte vrap pranë shtëpisë së tij në Meksikë, kur iu zu pritë nga dy persona.

Një prej tyre iu afrua dhe e qëlloi në kokë.

Gjykatësi 37-vjeçar vdiq në spital nga plagët.

Zacarias po merrej me çështjen e Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo.

Ai pezulloi për momentin ekstradimin e tij në SHBA.

El Chapo njihet si trafikanti më i madh i drogës në botë.

Por ai aprovoi ekstrdaimin në SHBA të Abigail Gonzales Valencia, lider i kartelit ‘Los Cuinis’.

Valencia nuk ishte shumë i njohur derisa u kap, por më pas autoritetet mësuan se roli i tij ishte shumë i fuqishëm.

Ai ofroi 3 milionë dollarë që fytyra e tij të mos shfaqej në TV, por oferta u refuzua.

Gjykatësi i ri në moshë dikur ka vendosur edhe për rastin e Miguel Angel Trevino Morales, i njohur si lideri brutal i kartelit ‘Zetas’.

Kur u kap, Morales ishte në listën e më të kërkuarve në Meksikë dhe SHBA.