VIDEO/ Një burrë ecën nudo në rrugë, shokohen banorët e “Freskut” në Tiranë

Në videon e siguruar nga BalkanWeb, duket burri që ecën krejtësisht nudo në këmbë, ndërsa siç raportojnë qytetarët edhe makinat kanë ndalur të habitur nga ajo që po iu shihnin sytë. Të tjerë kanë shpejtuar të largojnë fëmijët nga vendngjarja.

Ndërkohë që ende nuk dihet çfarë e ka shtytë këtë person të dalë krejtësisht i zhveshur në rrugë, në një kohë që njerëzit jashtë ishin mbërthyer deri në dhëmbë për t’i shpëtuar të ftohtit.
/BW