Video: Rekord i ri i shpejtësie në tunelin e Kalimashit, kosovari me Lambo sfidon kuksianin me Audi Rs6

Para pak kohësh, një i ri nga Tirana ka filmuar veten e tij duke ecur me një shpejtësi prej 316 kilometrash në orë në tunelin e Kalimashit.

Videoja e radhës vjen nga Kosova, ku një i ri nga Prishtina ka sfiduar shoferin nga Tirana me një Lamborghini. Makina e tij ka “fluturuar” dhe kilometrazhi ka arritur 329 Km/h.

Pas kësaj video, rekordin e shpejtësisë e mban prishtinaliu, deri në momentin që ndonjë shqiptar tjetër do e sfidojë. Ndërkohë ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të qëndrojmë në pritje.