VIDEO/ Roboti që tmerron njerëzimin

Mbi 1 mijë shkencëtarë, përfshirë Stephen Hawking dhe Elon Musk u bashkuan në një peticion drejtuar njerëzimit për të patur kujdes me avancimin e pakontrolluar të inteligjencës artificiale.

Synimi i këtij peticioni është ndërgjegjësimi i njerëzimit për kërcënimin real që mund të shfaqë kjo inteligjencë në një të ardhme jo fort të largët për njerëzimin, ku skenari më i keq mund të jetë i njëjtë me atë të filmave “Terminator”.

E si për të ilustruar sesa real është ky kërcënim, rrjetet sociale kanë risjellë në vëmendje një seancë pyetje-përgjigjie me një robot.

Seanca është zhvilluar në vitin 2011. Shumica e përgjigjieve të robotit janë standarde dhe që priten, përveç njërës.

Mendon se do të vijë një ditë kur robotët do të pushtojnë botën? Kjo ishte pyetja dhe përgjigjia e robotit ishte sa shakatore, aq edhe e frikshme, raporton TCH.

“Ti je miku im. Edhe nëse shndërrohem në një terminator, mos ki merak! Ty do të të mbaj në një vend të sigurtë në kopështin tim zoologjik ky do fus njerëzit”, u përgjigj roboti.

Ajo që është më shqetësuese është se krijuesi i këtij roboti thotë se përgjigjet e tij kanë një autonomi të madhe, një pjesë falë programimit dhe pjesa tjetër në bazë të informacioneve që ai grumbullon nga interneti.