Video/ Sherr në ndeshjen e paqes, Maradona përplaset me Veron

Roma u bë arena e një ndeshjeje miqësore e organizuar nga Papa Françesku. E cilësuar si sfida për Paqën, në këtë përballje morën pjesë disa prej emrave më të njohur në historinë e futbollit botëror që ishin ndarë në dy skuadra; Ekipi Blu dhe Ekipi i Bardhë, sfide kjo e përfunduar 4-3 për Blutë.

Mes emrave që ishin të pranishëm në ndeshjen për Paqën spikasnin ata të Maradona-s, Ronaldinho-s, Zambrotta-s, Totti-t apo dhe Juan Sebastian Veron.

Megjithatë jo gjithçka shkoi qetësisht në këtë ndeshje dhe kjo për shkak të Diego Armando Maradona-s dhe Veron. Në fundin e pjesës së parë dy argjentinasit u përfshinë në një debat të ashpër ku nuk munguan fyerjet, ndërsa ishin duke shkuar në dhomat e zhveshjes.

Për sa i përket kronikës së ndeshjes golat për Ekipin Blu u shënuan nga Di Natale, Totti, Burdisso dhe Cavenaghi, ndërsa autorët e golave për skuadrën e Bardhë ishin Kanoute, Bojan Krkic dhe Hernan Crespo./tch/