VIDEO/ Shikoni si mund te duken njerëzit pas 1000 vitesh

Njerëzit e sotshëm është e vështirë t’i befasosh, prandaj bota është shndërruar në një “fshat global” dhe nuk habitet më nga zbulimet shkencore, siç ishte dikur rasti. Çdo gjë në një farë mënyre e kemi në dispozicion dhe vetëm parashikimet e së ardhmes janë ato që surprizojnë njerëzit.

Raca njerëzore, shprehitë e njeriut dhe marrëdhëniet e ndërsjella, sidomos në 20 vitet e fundit, që kur jemi dëshmitarë të zgjerimit të shpejtë të teknologjisë, kanë ndryshuar në mënyrë drastike.

Këto ditë janë bërë parashikime se si bota mund të duket në njëqind vjet, apo se si do të duken qeniet njerëzore dhe se si ata sillen në marrëdhëniet e tyre.

Shoqëria që është e angazhuar në zbulimin shkencave secrete – ASAP Siende – ka publikuar një video klip në të cilin përpiqen që të zgjidhin shumë dyshime, dhe madje edhe nëse parashikimet e tyre nuk janë të sakta, janë tepër bindëse.

Ata pohojnë se deri në vitin 2050, do të zhvillohet një lloj krejtësisht i ri i njeriut, si rezultat i inxhinierisë gjenetike, sjelljes dhe përzgjedhjes natyrore, përkatësisht, për shkak të ndryshimeve që do të ndodhin si pasojë e ngrohjes globale.

Ata gjithashtu pohojnë se do të jetë e mundur që në të ardhmen të zgjedhen karakteristikat e fëmijës, dhe thonë se do të jenë të varur nga teknologjitë e reja dhe mjetet teknike që do të shfaqen.

Lexo edhe