Video shokuese: Peshkaqeni futet brenda kafazit të zhytësit

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Këto janë pamjet shokuese kur një peshkaqen i madh i bardhë futet brenda kafazit të një zhytësi, ndërsa turisti kishte ngecur brenda.

Peshkaqeni katër metra po ndiqte një copë peshku ton, kur aksidentalisht përfundoi brenda në kafazin, që supozohej se duhej të ishte i sigurt kundër peshkaqenëve.

Stafi reagon i dëshpëruar, teksa ndjekin këtë pamje horror.

“Oh Zoti i madh,” thotë një prej tyre, ndërsa nxitojnë të hapin kafazin nga sipër.

“A është akoma aty,” dëgjohet dikush.

Për fat, zhytësi ishte akoma aty brenda, shëndosh e mirë.

Video është bërë në Meksikë, në ishullin Guadalupe.