VIDEO: Situatë e tensionuar para hyrjes së MPB-së

Prokurorja Speciale Katica Janeva pasi ka nxjerrë nga stacioni policor hetuesin e saj, është drejtuar drejt godinës së MPB-së ku ndodhet edhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Megjithatë në hyrje të MPB-së ka hasur në portë të mbyllur.

Janeva dëgjohet duke bërtitur ”Hape derën po ju them. Hape derën”.

Në vendin e ngjarjes vërehet një numër I madh I policëve, hetuesve, prokurorë të PSP-së dhe rojet e hyrjes kryesore të MPB-së dhe DSK-së.


Spasovski: Hetuesi i PSP-së arrestohet sepse ka ftografuar objekt të Mijallkovit 

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka deklaruar se hetuesi i PSP-së është vërejtur nga sigurimi i ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov duke fotografuar një objekt dhe është thirur në bised informative në stacionin policor Beko.

(deklarata e plotë e Spasovskit)


Policia ndalon një hetues nga ekipi i Janevës

Policia ka ndaluar një hetues nga ekipi i Prokurjorisë speiale publike. Kjo ishte edhe arsyeja që Katica Janeva bashkë me disa nga bashkëpunëtorët e saj ka qëndruar në stacionin policor Beko, për të mësuar nga afër për arsyet e ndalimit të hetuesit të saj.

Hetuesi që u ndalua kthehet në hapësirat e PSP-së. Këtë e ka deklaruar para gazetarëve Prokurorja Speciale Katica Janeva. Sipas saj bëhet fjalë për hetues që ka qenë në detyrë dhe ka kërkuar një person për një hetim të caktuar.

”Hetuesi ka pasur të caktuar detyrë nga ana jonë për të ndjekur një të dyshuar nga PSP. Ai kishte detyrë që të ndjek një të dyshuar për atë, se saktë ku jeton. Ne nuk e dim arsyen se pse është arrestuar ai”,deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.

Janeva para gazetarëve u shpreh se  për detajet e arrestimit duhet ta pyesin shefin e stacionit policor.

 

(Deklarata e plotë e Janevës)

Janeva paralajmëroi padi për personat që penguan punën e saj në DSK

Prokurorja speciale Katica Janeva ka paralajmëruar padi penale ndaj të gjithë personave që penguan punën e saj në Drejtorinë Për siguri dhe kundërzbulim (DSK).

”Nuk do të padis vetëm tre persona. Do të padis shumë të tillë”, kështu iu përgjigj Janeva pyetjes se a do të padiste zëvendësministrin Oliver Andonov, drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe drejtorin e DSK-së Vladimir Atanasovski.

Në intervistën e sotme në emisionin “Top Tema” në TV Telma, ajo ka deklaruar gjithashtu se kërkesat për ligjin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe vazhdimin e mandatit të PPS pas zgjedhjeve dhe pas formimit të qeverisë së re duhet të sillen dhe miratohen.

Deputetët do të mbajnë përgjegjësi dhe do bëjnë ndryshime në të mirë të qytetarëve dhe shpresoj që pas 11 dhjetorit këto kërkesa do t’i dërgoj para deputetëve të ri, ka thënë ajo më tej.