VIDEO-SKANDAL/ Fëmijët e shkollave 9 vjeçare në Vlorë këndojnë këngë për kanabisin

 

Efektet e kultivimit masiv të kanabisit në Shqipëri janë në kufijtë e çmendurisë.

Përveç dëmit të imazhit, rritjes së kriminalitetit dhe efekteve të tjera tejet negative, ka ndodhur më e paimagjinueshmja. Fëmijë të shkollave 9-vjeçare në Vlorë kanë filluar ti këndojnë me gëzim ‘lules së të keqjes”.

Një video e tillë ka mbërritur edhe në postën elektronike të ish kryeministri Berisha i cili e ka postuar atë në rrjetin e tij social. Berisha ka fajësuar për këtë fenomen tejet të papranueshëm Kryeministrin Edi Rama duke i ripërsëritur atij nofkën “Noriega”: “Hymni Hashashit! Në Narko-Republiken e Noriegës, në vend të himnit kombetar shkollat u mësojne fëmijeve himnin e hashashit: “Me lulen tënde ne do bëjme miliona”! Degjojeni vete! Sb”.