Video tronditëse, dadoja tërheq zvarrë dhe ulet mbi fytyrën e fëmijës 4-vjeçar

Një dado keqtrajton një fëmijë me sindromën Down.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kentucky, SHBA. Gruaja, që shihet në videon e kapur nga kamerat e vendosura në shtëpi, tërheq zvarrë në dysheme fëmijën 4-vjeçar me sindromën, down.

Më pas i hipën sipër, fëmijës së quajtur Luca, duke i shtypur fytyrën me të pasme, ndërkohë që ai qan dhe bërtet. 4-vjeçari sic shkruan Daily Mail vuante dhe nga sëmundja e epilepsisë.

Lillian ishte dadoja e fëmijës që Luca-s prej muajit qershor. Ngjarja e tmerrshme ndodhi disa ditë më parë dhe vetëm ditën e sotme mediat ndërkombëtare publikojnë videon.

Nëna e vogëlushit kishte dyshime për dadon që kujdesej për djalin e saj dhe për të zbuluar më shumë vendosi kamera në shtëpi.

Ajo sapo pa pamjet shokuese e denoncoi menjëherë në polici, ku dorëzoi dhe këtë video. Dadoja u arrestua nga forcat e policisë në Kentucky. Kjo nuk është hera e parë që në internet dalin video të keqtrajtimit të fëmijëve nga dadot.