Videoja e plotë e pjesës së parë të dokumentarit “Gjahu në UÇK” (ZonaExpress)

Emisioni Zona Express është transmetuar sonte në RTV Dukagjini, ku është shfaqur pjesa e parë e dokumentarit “Gjahu në UÇK”. Dokumentari, në tri pjesë, trajton gjerësisht themelimin e Gjykatës Speciale.

Emisioni “Zona Express”, me autor Leonard Kerqukin, është tashmë emisioni më i shikuar shqiptar i këtij zhanri.

Kush janë komandantët e njohur të luftës të cilët do të akuzohen për krime lufte? Çfarë krimesh supozohet se kanë kryer ushtarët e UÇK’së? Sa serbë janë vrarë, e sa shqiptarë? Me urdhër të kujt u larguan serbët nga shtëpitë e tyre? Çfarë roli kishte Qeveria e Përkohshme e Hashim Thaçit menjëherë pas luftës? Kush ishin ministrat e kësaj qeverie që lëshonin urdhra për vrasje, grabitje dhe përzënie të njerëzve?

Përgjigjet në këto pyetje dhe shumë të tjera mund t’i mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.