Videoja e tij u bë hit në internet, u arrestua

Këta dy të rinj e gjetën njëri-tjetrin rastësisht në një chat në internet.

Nëse për vajzën nga Kalifornia është diçka normale, për të riun nga Arabia Saudite, i quajtur Ebu Sinit, problemet vetëm sa kanë filluar.

I riu mund të përballet me disa vite burg për shkak të flirtimit në internet. Adoleshenti është arrestuar tashmë nga policia.

Emri i tij Ebu Sinit është pseudonim në internet për shkak të dhëmbëve të shtrembër. Ai nuk di të flasë pothuajse asgjë në anglisht.

Ndërkohë, as 21 vjeçarja Christina Crockett, nuk di të flasë arabisht. Në këtë situatë, ata krijuan një video gazmore që e shpërndanë në internet çka u bë hit. Të paktën 6.5 milionë persona kanë parë videon e Abu Sin.