Video/Kinë, 19 ndërtesa zhduken në 10 sekonda

Janë dashur vetëm 10 sekonda për të shkatërruar 19 ndërtesa në qendër të Kinës të dielën për ti lënë vendin një projekti të ri biznesi.

Blloku i apartamenteve, të cilat arrinin gjer në 12 kate, u shembën njëkohësisht me shpërthim të kontrolluar.

Për të kryer këtë operacion janë dashur pesë tonë eksplozivë të shpërndarë në 120 000 vendndodhje të ndryshme përgjatë gjithë bllokut të ndërtesave që është një sipërfaqe më shumë se 15 ha.