Vidhen 450.000 denar në një banesë në Gostivar

Dyzet e gjashtë vjeçari B.S. nga fshati Cegan i Gostivarit, mbrëmë afër mesnatës ka lajmëruar një vjedhje të rëndë që është kryer në banesën e tij në rrugën “ Pance Popovski” në Gostivar.Për momentin kryerësit e panjohur e kanë shfrytëzuar mungesën e nikoqirëve, ku në mënyrë të pavërtetuar, duke e shfrytëzuar një çelës janë futur në banesë, në tërësi i kanë kontrolluar të gjitha hapësirat dhe nga një kuletë kanë vjedhur 700 euro. Përskaj kësaj, nën rrobat ku kanë qenë të fshehura kanë vjedhur edhe 3.500 euro, përderisa në një komodë kanë vjedhur stoli prej ari, ku në përgjithësi kanë shkaktuar një dëm prej 450.000 denar.

është kryer kontroll dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.