Vidhen ndihmat e refugjatëve në Kumanovë

Policia e Kumanovës në Maqesoni, pas informacionit se në disa shtëpi në fshatin Tabanoc fshihen sasi e konsideruar e mallit të vjedhur që ishte dedikuar për kampin e refugjatëve në këtë fshat, ka ndërmarrë një aksion.

Pas kontrollimeve të vazhdueshme, në tri shtëpi ka gjetur një sasi të konsideruar të mallit që ishte dedikuar për kampin e refugjatëve që ndodhet në Tabanoc.

Pas aksionit policia mallin dhe sendet e konfiskuara i ka deponuar në qendrën tranzitore për refugjatë./Gazeta Lajm/