Vidhet një tjetër bankë në mes të Prishtinës

Në orët e mbrëmjes është plaçkitur filiali i një banke në qendër të Prishtinës.
Banka Kombëtare Tregtare ka qenë cak i një plaçkitje që ndodhi pak orë më parë në kryeqytet.
Plaçkitjen e objekti të BKT’së në afërsi të Sheshit ‘Nënë Tereza’ e ka konfirmuar policia e Kosovës.
Javë më parë, cak i vjedhjeve ka qenë një tjetër bankë, po ashtu edhe ajo në qendër të Prishtinës dhe në afërsi të të njëjtit shesh.