Vihet sot gurthemeli i pikëkalimit kufitar Kosovë-Serbi

Sot mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të ndërtimit të pikës së kalimit kufitar në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.
Ndërsa, ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të bëjnë vënien e këtij gurthemeli në Merdare.