Vini re! 6 Gjërat që nuk duhet të bëni kur jeni i ftuar në një dasëm!

Kur jeni të ftuar në një dasëm, duhet të keni parasysh disa gjëra, që nuk duhet të bëni.
Kjo gjë ka të bëjë me pamjen tuaj të jashtme, por edhe me sjelljen tuaj. Meqë jemi edhe në periudhë dasmash, duhet të bëni kujdes dhe mos të bëni këto gabime.
1. Mos u vishni me të bardha
Dihet, që me të bardha vishet nusja, pra është dita e saj. Mundohuni të mos vishni diçka me ngjyrë të bardhë, pasi nuk do bëni figurë të bukur.
2. Mos abuzoni me pijet pa limit
E dini që në dasëm, ju keni dhën zarfin me para për çiftin dhe ushqimet e pijet i keni pa limit. Mos e shfrytëzoni shumë këtë fakt, pasi do përfundoni shumë të dehur dhe nuk do shijoni asgjë.
3. Nëse nuk doni të kërceni, mos e bëni
Nëpër dasma, shumica e njerëzve e kanë problem të kërcejnë. Njerëzit e tjerë afër, i vënë në siklet që duhet të kërcejnë, por bëni atë që ndjeni. Do mërziteni duke ju thënë të bëni diçka që nuk pëlqeni.
4. Mos shkoni me vonesë
Mund të ndodhin të papritura, por mundohuni të jeni sa më korrekt. Nuk është mirë të shkoni,sipas intv.al në një dasëm me vonesë, pasi duhet të rregulloheni edhe me vendin që ju kanë caktuar për t’u ulur.
5. Mos pengoni fotografin e dasmës, me telefonin tuaj
Ju keni shumë dëshirë, të bëni foto në momentin kur çifti futet në sallë, apo kur presin tortën, por kujdes mos pengoni fotografin profesional të dasmës.
6. Mos u bëni shumë emocionalë Nëse po martohet dikush që e keni përzëmër, mos qani sepse do e beni nusen, apo dhëndrin të ndihet keq. Dasma duhet të jetë një moment i bukur për të gjithë, pasi çifti po lidh jetën bashkë.